Sportet me dorë

KB Drita është dorëzuar tërësisht

Trepça pa problem e mposhti Dritën me rezultat 107-47.

Skuadra mitrovicase nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë ndaj Dritës.

Në këtë ndeshje te Trepça luajtën të gjithë lojtarët, derisa më të mirët ishin Ty Cockfield me 17 pikë, Mike Edwards me 16 pikë, Drilon Hajrizi me 12 pikë dhe Samir Zekiqi me 11 pikë.

Te Drita i vetmi me pikë dyshifrore ishte Qëndrim Demi me 16 pikë.

Trepça me 17 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Drita është skuadra e vetme pa fitore me 24 humbje.

You Might Also Like