Gjilan

Këto janë aktivitetet e Komunës së Gjilanit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të mërkurën më 8 mars, në Gjilan do të bëhet zbulimi i shtatores Heroina e Qytetit. Ngjarja do të nis në ora 11:00, te platoja e Teatrit të Qytetit.

Ndërkohë, në orën 17:00, në Galerinë e Qytetit, hapet Ekspozita Muza, derisa në ora 20:00, në teatrin e qytetit, jepet premiera e shfaqjes BIG BROTHER – “Vëllai i Madh / Daja i Madh / Halla e Madhe”.

You Might Also Like