Futboll

KF Shëkndija kampione për fatosë dhe pionierë

Është mbyllur kampionati për grupmosha të reja në Rajonin e Gjilanit, kurse ndër ekipet më të mira që është veçuar me rezultate është KF Shkëndija nga Gjilani, e cila është shpallur kampione ndër fatosë dhe pionierë.

Falë punës së palodhshme të trajnerëve Veton Xhemajli dhe Selim Muja, ky ekip i vyeshëm ka dëshmuar se me punë profesionale mund të arrihen suksese të lakmueshme dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar.

Sic ka theksuar trajneri veton Xhemajli, magjistër i shkencave sportive, puna e palodhshme gjatë tërë vitit është karakterizuar me dy trofe, në grupmoshat për fatosë dhe pionierë.

Në ekipin e Shkëndijës janë veçuar shumë lojtarë por ndër më të dalluarit mbeten Rinor Isufi, ndër pionierë që është dalluar si golashënues i spikatur, pastaj me lojëra të pëlqyeshme u dallua edhe Erlis Xhemajli, por edhe Olt Zymberi, lojtarë këta që bashkë me të tjerët janë shpresa e futbolli gjilanas.

You Might Also Like