Futboll

Krasniqët i sollën fitoren Dritës

Me dy gola të Besnik e Blerim Krasniqit dhe me një gol të pranuar, FC Drita ka shënuar fitore të vlefshme në Prishtinë, duke mbajtur hapin për kreun e tabelës, shkruan kryelajmi.com.

FC Prishtina, që tashmë plotësisht është e përqendruar në finalen e Kupës së Kosovës ka pësuar gol në minutën 26, kur për Dritën është dhënë penalti dhe si rëndom atë në gol e shndërroi Besnik Krasniqi.

Drita po e kontrollonte lojën, por Prishtina ia doli që në pjesën e parë të barazojë nëpërmjet Islamit, i cili ka shënuar në minutën 40.

Për fitoren e Dritës është përkujdesur qendërsulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i këtij ekipi Blerim Krasniqi, i cili ka shënuar në minutën 57 për 1:2, rezultat me të cilin është kryer ndeshja./kryelajmi.com/.

You Might Also Like