Viti

Reagon komuna e Vitisë në akuzat e Vetvendosjës,vlerëson pozitivisht raportin e Zyrës Kombëtare për Auditim për këtë komunë

Zyra për Informim Publik e komunës së Vitisë,ka mbajtur konferencë të rregullt për medie, ku zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka folur mbi parapërgatitjet që ka bërë kjo komunë në pritjen e fluksit të mërgimtarëve në veçanti në përforcimin e sektorit të gjendjes civile pasi që shumë qytetarë do të ju drejtohen gjatë këtyre muajve të verës sporteleve për të pajisur me dokumentacionet e nevojshme.

Aliu potencoi se kjo komunë ka bërë edhe përgatitjet e nevojshme në Njësitin e Zjarrfikësjës dhe Shpëtimit pasi që gjatë këtyre muajve në vazhdim janë më të shpeshta rastet e zjarrit. Ai gjithashtu ka folur lidhur mbi akuzat e subjektit politik “Lëvizja Vetëvendosje” dhe ka kundershtuar këto akuza duke i cilësuar si të paqëndrueshëm dhe potencoi se Komuna e Vitisë ka marrë vlerësimin maksimal nga Zyra Kombëtare e Auditimit, spese raporti I Auditimit e vlerëson lartë menaxhimin financiar në këtë komunë për vitin 2017 duke e cilësuar atë si të Pa modifikuar- pa theksim të çështjes.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe ka folur mbi parapërgatitjet që po bënë Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria që ai udhëheqë në bashkëpunim me drejtoritë dhe Zyrat e tjera lidhur me buxhetin komunal duke theksuar se kjo komunë do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë këtij viti diskutimet publike për planifikim të buxhetit me qytetarët e saj.

E duke folur rreth akuzave të LVV Dega në Viti,zv. Kryetari Aliu pas publikimit të Raportit të Auditorit për vitin 2017. ai u shpreh: “ Dje kam dëgjuar një konferencën e shtypit nga subjekti politik LVV të cilët i kanë ngritur disa çështje lidhur me Raportin e Auditiorit të Jashtëm, të cilët i përgëzoj për punën dhe angazhimin e tyre që ndoshta po bëjnë përpjekje në aspektin opozitar, duke bërë gjoja kritika për ti ndihmuar gjoja pushtetit në kryerjen e punëve. Megjithatë për hire të opinionit dhe demantit rreth ktyre “akuzaave” shumë të pabazuar aty janë thënë çështje të cilët edhe nuk qëndrojnë”, u shpreh Aliu.

Ai shtoj se pas auditimit të bërë për vitin 2017 del se Komuna e Vitisë, ka marrë notën maksimale nga auditori i jashtëm dhe shtoj se kjo komunë me

kryetarin Haliti është vlerësuar si i përgjegjshëm në shfrytëzimin e parasë publike.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pos që ka folur lidhur me Raportin e Auditorit të Jashtëm foli edhe mbi procesin e parapërgatitjeve për hartimin e buxhetit komunal.

Ai shtoi se edhe gjatë këtij viti lista për investime kapitale do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e saj në diskutimet publike të cilët do të mbahen në lokalitet e ndryshme me qytetarë të kategorive të ndryshme. Gjatë kësaj konference gazetarët kanë parashtruar edhe pyetjet e tyre mbi çështjet e përgjithshme .Aziz Zuka

You Might Also Like