Sportet me dorë

KH Zhegra fiton në Prizren

KH Zhegra fiton në Prizren 32:44

 

Në ndeshjen e zhvilluar ndërmjet KH Prizreni – KH Zhegra, fitore të rëndësishme ka shënuar KH Zhegra me rezultat të thellë 32:44.

Ndeshja ishte e mirë në përgjithësi nga te dy ekipet, por KH Zhegra e deshti fitoren më shumë dhe gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi.

Golashënuesi më i mirë u shpall Alban Haziri me 14 gola, Gëzim Misini me 10, Festim Isufi me 7 gola dhe Arbër Aliu me 5.

Gjithashtu edhe ekipi i kadetëve shënuan fitore me rezultat 22:27 dhe kështu Zhegra kthehet nga Prizreni me dy fitore.

 

You Might Also Like