Sporte të tjera

Klubi i gjimnastikës “Halil Alidema” vater e talenteve të reja të këtij sporti të rrallë

Kohë më parë në Viti, edhe zyrtarisht është themeluar Klubi i parë sportive i Gjimnastikës “Halil Alidema” me inicijativën e ish sportistit e pedagogut Hazir Alidema, formimin e të cilit pa rezervë e ka mbështetur edhe Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport e Vitisë, përkatës nga zyrtari për rini dhe sport i kësaj drejtorie Emrush Azemi i cili njeherit është zgjedhur edhe kryetar i këtij klubi .

Cë është e verteta, ky klub edhe pse nuk ishte zyrtarizuar deri nga fundi I vitit që lam pas, ka funkcionur si Shkollë e gjimnastikës në kuadër të shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan e iniciator dhe themelues ishte ish sportisti-portieri shumëvejeqar I KF “ Vllaznia” të Pozharanit z.Hazir Alidema . “Klubi i gjimnastikes “Halili Alidema” ka fillur punën që nga viti 2012 së pari në kuader të Shkolles fillore në Pozharan e pastaj me deget në Pozharan, Gjilan e Viti dhe është i vetmi klub i gjimnastikes që punon dhe vepron në tërë rajonin e Anamoravës” shprehet për sportin e kombëtarës “Bota sot”, pedagogu tashmë i licencuar për këtë degë sportive Hazir Alidema.

Ai tutje thotë se “ klubi si i tillë është rexhistruar edhe në Federatën e Gjimnastikës të Kosovës nga fundi i vitit 2016. Në klubin e gjimnastikes “Halil Alidema” janë të gjitha vajza të moshës prej 5 deri 9 vjeq. Stërvitjët e ktyre gjimnasteve të ardhëshme mbahën sipas orrarit dhe kohës së përcaktuar, por ende për habi në kushte tejet jo të volitëshme në një ambient dhe hapsirë të vogël deri më tash në një klasë në shkollën fillore në Pozharan, kurse që nga ky vit ato stërvitën në sallën e sporteve në objektin e shkollës së mesme në Viti. Haziri shprehet se aai ka marrë premtime nga institucionet komunale të Vitisë se do të kenë edhe mbeshtetje të duhur financiare.

Klubi i gjimnastikës “Halil Alidema “ ka përformuar në sshumë qendra të Anamoravës sin ë Viti,Pozharan ,Gjilan dhe Kamenicë .Kurse përformanca e ktyre gjimnastikane me bindëse ishte dhe në Gjilan ku me programin e tyre u paaraqitën para zhvillimit të ndeshjës derbi Drita- Gjilani nderkaq më heret më 2 prill të vitit 2016 edhe ne garat në nivel të Kosovës në Prishtinë .

E gjimnastet e këtij klubi kanë përformuar edhe në fshatin Beguncë të Vitisë ku ka marrë pjesë në manifestimin tradicional që mbahet me 2 Korrik me rastin e shenimit të fesetës së 2 Korrikut . Gjithashtu gjimnastet e këtij klubi, së fundmi kanë përformuar para rreth 10 mijë shikuesve në Gjilan, para zhvillimit të derbit lokal në futboll Drita-Gjilani, cfaqen një performancë të mrekullueshme të cilën për herë të parë e kishin parë spektatorët para kësaj ndeshje derbi ku ku per her te par kishin par spektatoret një perfomancë të mre kullueshme të voglusheve të cilat i knaqën spektatorët me akrobacionet e vashave- gjimnasteve e që ky program i dha një pamje të mrekullueshme derbit më të madh në Ballkan me që rast për përformancën e gjimnasteve të këtij klubi, shkruan dhe njoftuan disa media –portale elektronike sepse për herë të parë kishte një paraqitje të tiillë para publikut me numër kaq të madhë.

Box/ Klubi i gjimnastikës “Halil Alidema” ka 21 voglushe të talentuara

Nga Pozharani:

Armelinda Demiri, Elvira Salihu, Suela Halabaku, Rabie Ademi Fortesa Pira Ismete Ajeti

Viti: Ergita Ademi, Elda Hasani, Tringa Azemi, Hatigje Llamallari , Zejnie Ferati Agnesa Limani, Rumejsa Sadiku

Nga Gjilani

Sara Maliqi, Emira Berisha, Elda Muji, Lejla Zymeri , Eliza e Albina Ramadani .

Nga Kamenica

Lorentina Maliqi

Ndryshe sporti I gjimnastikës ka filluar të zhvillohet dhe lulëzoi në tërë Kosovën e kohëve të fundit vecmas në Amamoravë falë edhe angazhimeve të këtij klubi dhe trajnerit e pedagogut Hazir Alidema e pritet që shumë shpejtë shumw talente të këtij sporti do të kenë një të ardheme të ndritëshme dhe pikërisht këto gjimnaste do të jenë edhe e ardhmja e këtij sporti në Kosovë. Aziz Zuka

You Might Also Like