E thirrur nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi tw gjatw nga këshilltarët e të gjitha subjekteve politike unanimishtë është vendosur që 4000 euro të ju ndahen si ndihmë financiare për të ndihmuar familjet të prekur nga dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri.
Fillimisht kuvendarët më një minutë heshtje kanë nderuar të gjitha viktimat e kësaj tragjedie natyrore duke ndarë në këtë mynyrë dhembjen me familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.
E më pas pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, u bë me dije se nga këto 4 mijë euro të ndara nga buxheti komunal e që iu dedikohen familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri, 1000 euro do të ju ndahen familjes Abazi nga Livoqi i Gjilanit pasi që vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazin, humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit të këtij viti në Shqipëri.
Përndryshe kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me propozimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është përkrahur fuqishëm nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe atë pa dallim partie.Aziz Zuka