OPINION

KOSOVA NUK ÇLIROHET PA U BOMBARDUAR BEOGRADI

Aleatja e madhe e popullit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bombarduesit e saj në kuadër të Aleancës së NATO-s, por edhe aleatë të tjerë të fuqishëm pro shqiptar, si Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., bombarduan Serbinë dhe kryeqytetin e saj Beogradin, objektet e veçanta e nevralgjike të funksionimit të aparatit antishqiptar, por edhe të funksionimit normal të atij shteti famkeq e vrasës për shqiptarët!

U dogjën në flakë e u shkatërruan krejtësisht nga bombardimet e NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Jugosllave në Dedinje në Beograd, u bombardua fabrika e municionit dhe armëve në Kragujevac, u bombardua agjensia e lajmeve TANJUG në Beograd dhe shumë objekte vitale e të rëndësisë së veçantë!

U bë realitet ëndrra e gjyshërve dhe baballarëve tanë, që në momente të përjetimeve të dhunës e tmerrit serb, ofshanin ah sikur të kishim mundësi ta bënim shkrumb e hi Beogradin!

Dhe epoka e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e bëri realitet një ëndërr të tillë, Beogradi i Nikolla Pashiqit, Beogradi i Alksandër Rankoviqit dhe Beogradi i Sllobodan Milloseviqit, u bë shkrumb e hi, iu bombarduan urat e ngrohëtorja, iu bombarduan rrugët dhe nyjet, u kall në flakë Serbia pushtuese, që në shekuj na dogji e na shkrumboi neve shqiptarëve të Kosovës e viseve të saja, na shpërnguli e kurrë nuk na e hoqi gazepin!

Ismet Sylejmani, Ish-anëtar i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës! Prishtinë, 20 tetor 2018!

( pjesë e fjalimit të lexuar me rastin e përurimit të monumentit në fsh. Gllarevë, në nderim të Heroit të Kombit Haki Morina!)

Këtë pjesë të fjalimit e publikova, pas nje bisede që e pata me Dajën Sami Hoxha, i cili më tregoi se nje nga parashikimet e Dajes Hasim Hoxha, të babait të Tij, ka qenë se pa u bombarduar Beogradi, nuk çlirohet Kosova! Dhe parashikimi i Tij gjenial, u bë realitet më 24 Mars të vitit 1999, kur filluan bombardimet mbi Serbinë pushtuese!

ËNDRRA E LUFTËTARIT LEGJENDAR HASIM HOXHA PËR BOMBARDIM TË BEOGRADIT, U BË REALITET NGA SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!

Lavdi e përjetshme luftëtarit të lavdishëm Hasim Hoxha, i cili në Kitkën heroike, ka bërë qendresë legjendare, të paparë e të padëgjuar gjatë Luftës së Dytë Botërore! Faleminderit Amerikë që e ke bombarduar Beogradin dhe gjithë Serbinë!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 17 Dhjetor 2023!

You Might Also Like