Gjilan

KPF rekomandon lirimin e bizneseve të Gjilanit nga taksa komunale për vitin 2023

KPF rekomandon lirimin e bizneseve të Gjilanit nga taksa komunale për vitin 2023

Gjilan, 21 nëntor / Komiteti për Politikë dhe Financa ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend strategjinë komunale për komunikim publik 2023-2027, e cila ka për qëllim që të sigurojë avancimin e praktikave dhe kapaciteteve komunikuese, llogaridhënien dhe transparencën kundrejt qytetarëve, për inkurajuar përfshirjen e tyre sa më aktive në procese të ndryshme vendimmarrëse.

Përmes kësaj strategjie, e cila është hartuar në bashkëpunim me programin e USAID-it – Kontrata Sociale synohet të arrihet një bashkëpunim sa më i ngushtë me komunitetin, shoqërinë civile, mediat, donatorët, bizneset etj.

Njëherësh, KPF ka rekomanduar për Kuvend edhe propozimin për lirimin nga taksa komunale për vitin 2023, përcaktimin e vlerës së qirasë dhe vlerës në bonuset e banimit në dy programe, raportin e Komisionit për dezinsektim, sikurse edhe tri informatën për ndarjen e subvencioneve në bujqësi, informatën për korrje-shirjet si dhe informatën për mbjelljet vjeshtore.

Po ashtu, KPF rekomandoi për Kuvend edhe raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për vitin 2024 si dhe propozim vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës.

Gjithashtu, KPF është pajtuar që të përfshijë në rend dite të seancës së ardhshme të Kuvendit edhe kërkesën e përfaqësuesit të AAK-së, për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e ndarjes dhe shfrytëzimit të subvencioneve për OJQ nga Drejtoria për kulturë, rini e sport.

You Might Also Like