Gjilan

Ja kur pritet të shpallet lista preliminare e përfitueseve të bursave studentore në Gjilan

Ismajl Kurteshi, anëtar i Komisionit për ndarjen e bursave për studentë në Gjilan, në një konferencë shtypi të mbajtur këtë të diele, në pyetjen e gazetarit të kryelajmit.com, lidhur me ndarjen e këtyre bursave, ka theksuar se asnjë studentë që ka konkurruar për një bursë të tillë nuk do të dëmtohet dhe se nuk ka mundësi që të mungojë ndonjë dokument. Ai ka thënë se gjatë kësaj jave do të rifillojë puna e komisionit, do të kontrollohen materialet dhe më pas do të ndahen 289 bursa për studentë nga 696 konkurrentë.

“Pikërisht për të mos patur padrejtësi jam futur në komision. Nuk do të lejojë manipulime dhe nuk do të lejojmë asnjë lëshim e do të ketë verifikime. Do të angazhohem që të mos ketë asnjë lloj shkelje dhe bursat do të ndahen në mënyrën më të drejtë të mundshme”, ka thënë Ismajl Kurteshi, që ka shtuar se fundi i kësaj jave mund të jetë koha kur do të shpallet lista preliminare e përfitueseve./kryelajmi.com/.

You Might Also Like