Lojtari kroat, Marko Martinaga është lojtar i ri i SC Gjilanit, i cili shumë shpejt edhe zyrarisht do të prezantohet tek ekipi kuq e bardh, mëson kryelajmi.com nga burime të sigurta.
Pasi ka rinovuar kontratën me kapitenin Edison Kqiku, SC Gjilani ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Marko Martinaga, i cili tek Gjilani do të gjejë bashkëkombasin e tij, Edi Basha, që ditë më parë ka zgjatur kontratën me SC Gjilanin.
I lindur në vitin 1998 në Koprivnicë të Kroacisë, Marko Martinaga është i gjatë 179 centimetra dhe luan në mbrojtje në anën e majtë. Ai është majtak, kurse së fundi ka luajtur në ekipin polak Podbeskidzie Bielsko-Biala.
Karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Slaven Belupo për të arritur deri te ekipi i parë. Më pas luajti edhe për Varazhdinin po në Kroaci, në Koprivnica, në Koper e NK Dekani (Slloveni), në Vardar e AP Brera (Maqedoni e Veriut) është kthyer në Slaven Belupo dhe deri në qershor të këtij viti luajti në Podbeskidzie Bielsko-Biala në Poloni. /kryelajmi.com/.