Viti

Kryetari Haliti vizitoi punimet tek qendra e shkollave të mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, konkretisht punimet në rivitalizimin e tërësishëm të objektit Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës “.

Ai aty nga afër përcolli edhe punimet në ndërtimin e palestrës sportive shkollore të këtij gjimnazi, që po bëhet me financim të komunës por edhe të fushës tjetër sportive prapa objektit të vjetër të shkollës teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Me këtë rast kryetari Haliti, tha se institucionet komunale të Vitisë, mbesin të përkushtuar të krijojnë kushte sa më të mira për të rinjtë vitias.

You Might Also Like