Viti

Kryetari Haliti vlerësoi  bashkëpunimin me policinë  për angazhimin në parandalimin e dukurive negative në shkolla

 Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar një takim me komandantin e policisë në Viti, kapitenin Afrim Halili, drejtorët e shkollave të mesme, e ku ishte e pranishme edhe drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini.

Në këtë takim, njeriu i parë i komunës Sokol Haliti ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me organet e rendit, e vecmas angazhimin e tyre lidhur me aktivitetet e zhvilluar në parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla dhe njiherit ka falenderuar për angazhim.

Gjithashtu u fol edhe rreth  gjendjes aktuale të sigurisë në përgjithësi, me theks të veçant në institucionet shkollore, e lidhur me këtë nga dora e parë përfaqësuesit e Stacionit policor nw Viti  u njoftuan nga drejtorët e shkollave.

                                       Aziz Zuka

You Might Also Like