Gjilan

Kujtuam e nderuam sot martirët e kombit në 25-vjetorin e masakrës së Llashticës në Gjilan

Kujtuam e nderuam sot martirët e kombit në 25-vjetorin e masakrës së Llashticës në Gjilan.

Secila datë në secilin muaj në kalendarin vjetor, shënon një e më shumë ngjarje në historinë tonë të lavdishme. Llashtica është Reçaku i vogël i kësaj ane. Armiku nuk kishte kursyer gra e pleq, as fëmijët, madje as foshnjat tri javëshe.

Liria e ka çmimin e saj të madh, e këtë e dëshmon Llashtica e Zhegra, Llovca e Lladova, e dëshmon Anamorava e Kosova.

Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë!

You Might Also Like