Sportet me dorë

KV DRITA DHE PTT SPOR KULÜBÜ NGA TURQIA ME BASHKËPUNIM SERIOZ

 
Klubi i njohur turk i volejbollit PTT Spor Kulübü , ka filluar edhe në praktikë bashkëpunimin me kampionin e Kosovës, KV Drita.
Ekzekutıvı dhe miku i volejbollit kosovar Burak Yamuç, ka qenë njeriu kryesor në realizimin e kësaj marrëveshje.
Kontingjenti i parë i mbështetjes për KV Drita, arriti gjatë kësaj jave në Gjilan, ku PTT Spor Kulübü siguroi paisje të ndryshme sportive dhe topa.
Falë këtij bashkëpunimi, në të ardhmen do të vazhdohet me Paisje tjera sportive, Ndihma medicinale për nevojat e klubit, Topa të volejbollit dhe paisje tjera.
Bashkëpunimin përmes trajnerëve, ku stafit teknik të KV Drita do t’i mundësohet pjesëmarrja në kampet e volejbollit në Turqi, Shkëmbimi i lojtareve dhe shumë bashkëpunime tjera
KV Drita e falënderon PTT Spor dhe ekzekutıvın Burak Yamuç, për gadishmërinë për bashkëpunim.
 

You Might Also Like