Sportet me dorë

Vazhdon vargu i fitoreve të KH Drita

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani, ka shënuar edhe një fitore në vargun e shumë të tillave që i ka arritur sivjet. Kësaj radhe ekipi gjilanas është përballë me Drenicën e Skënderajt dhe ka ngadhënjyer me rezultat 36:29.

Djelomshat që drejtohen nga kryetrajneri Erhan Shahini në çdo aspekt të lojës ishin më të mirë se drenicakët, andaj fitorja e tyre ishte plotësisht e merituar. Me këtë fitore KH Drita ka tubuar 26 pikë dha ndanë vendin e tretë me Kastriotin e Ferizajt, i cili po ashtu ka tubuar 26 pikë.

 

You Might Also Like