Sportet me dorë

KV Drita mposht rivalet e vjetra

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka shënuar fitoren e radhës, duke ia dalë që të ruaj pozitën e parë në Superligën e Kosovës në Volejboll.

Vashat e udhëhequra nga kryetrajneri Lorik Ilazi kësaj radhe janë përballë me kundërshtarin e moçëm KV Skënderaj dhe pas një lojë shumë të bukur kanë ngadhënjyer me rezultat 3:1 në sete.

Në dy setet e para vajzat nga Skënderaj nuk ia kanë dalë t’i bëjnë ballë ekipit të Dritës, që relativisht lehtë i kanë fituar dy setet e parë me rezultat 25:14, gjegjësisht 25:11, por seti i tretë ishte krejt ndryshe, ngase skenderajaset arritën që të bëjnë ndeshjen më dramatike, duke ngadhënjyer me rezultat 23:25.

Pas këtij seti, lojtarët e Dritës “ndezën motorët” për të mos lejuar befasi dhe me një lojë të bukur arritën që të përmbyllin setin e katërt në dobi të vetin me rezultatin 25:20.

Në fund ndeshje u mbyll Drita – Skënderaj 3:1 (25:14, 25:11, 23:25, 25:20).

Kryelajmi.com

You Might Also Like