Sportet me dorë

Palestra me pamje të re

Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan sa herë që prêt ndonjë klub nga jashtë, ajo merr një pamje tjetër. Kështu ndodhi edhe para ndeshjes së kthimit KV Drita – VFM Franches Montagnes, që do të zhvillohet të enjten në Gjilan, në kuadër të garave në CEV Cup.

KV Drita në kuadër të përgatitjeve i ka dhënë një pamje të re parketit, por edhe hapësirave të tjera përcjellëse në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Parketi është ngjyrosur me dy nuanca të ngjyrës së kaltër, kurse drejtues të KV Drita kanë paralajmëruar organizim në nivel të lartë.

Të kujtojmë se në ndeshjen e parë, ekipi zviceran kishte fituar me rezultat 3:0. Ky është ballafaqimi i katërt i KV Drita me arena ndërkombëtare.

Ndeshja KV Drita – VFM Franches Montagnes zhvillohet të enjten në orën 20:00 në Gjilan.

 

You Might Also Like