Sportet me dorë

KV Drita mposhti CSKA Sofian e Bullgarisë-fiton të bronztë në Ballkan Cup

🏐 BVA KUPA BALLKANIKE • KV DRITA E SIGURON MEDALJEN E BRONZTË! 🇽🇰🥉

KV Drita e ka përmbyllur me medaljen e bronztë pjesëmarrjen në BVA Kupën Ballkanike 2026, që u zhvillua në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit ndaj CSKA Sofjes me rezultat 3–1.

Skuadra nga Gjilani e nisi përballjen me lojë të mirë, duke luftuar pikë për pikë në setin e parë, por CSKA arriti ta fitojë atë me rezultat 25:19.

Edhe seti i dytë ishte mjaft i ngushtë, me Dritën që u përpoq të rikthehej në lojë. Megjithatë, skuadra bullgare tregoi më shumë qetësi në momentet vendimtare dhe e fitoi setin 25:23, duke krijuar epërsi prej dy seteve.

Reagimi i Dritës erdhi në setin e tretë. Gjilanaseve iu desh të angazhoheshin maksimalisht përballë kundërshtarit, ndërsa me lojë më efikase arritën ta fitojnë setin 25:22 dhe ta ngushtojnë epërsinë e CSKA-së.

Në setin e katërt, CSKA Sofja arriti ta rikthejë kontrollin e lojës dhe e mbylli atë me rezultat 25:15, duke fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3–1.

Pavarësisht kësaj humbjeje, KV Drita e siguroi medaljen e bronztë në BVA Kupën Ballkanike, falë fitores së arritur në ndeshjen e parë ndaj Nakovski Volley me rezultat 3–1.

🥉 Një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare dhe një medalje për klubin gjilanas, që përfaqësoi Kosovën në këtë garë rajonale.

Urime KV Dritës për medaljen e bronztë! 🇽🇰🏐

#FVK #BVA #BVACup #KVDrita #DritaWomen #Kosova #Volleyball

You Might Also Like