Gjilan

Leonora do t’i çlirojë trotuaret e Gjilanit

Leonora Morina-Bunjaku, kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjilanit, bashkë me u.d. së Degës së PDK-së, Riad Rashitin, kanë bërë sot një ecje të vështirë në trotuaret e uzurpuara për të dhënë zotimin e radhës: kudo, çlirimin e trotuareve në Gjilan nga kandidatja që do të jetë Kryetarja e parë Grua në Gjilan.

Me Leonorën me numër 177, nuk do të ketë trotuare të okupuara e të lejuara nga vetë komuna, si dhe do të mbështeten të gjithë tregtarët e bizneset, me të gjitha lehtësimet e tjera dhe me adresim të sfidave të tyre deri në nivel qendror.

Ne jemi për mbështetje të bizneseve e tregtarëve, por edhe çlirimin e çdo trotuari me perimekulturë sezonale për këmbësorët, e veçanërisht për grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si nxënësit, nënat shtatzënë, prindërit me karroce me fëmijë, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe çdo kalimtar tjetër.
Numri 177 është numër i çlirimit të trotuareve të Gjilanit.

You Might Also Like