Futboll

Leotrim Kryeziu vazhdon kontratën me FC Prishtinën

photo by: @Shpend Ahmeti

Sulmuesi Leotrim Kryeziu e ka vazhduar kontratën me klubin FC Prishtina deri në vitin 2025. Lajmin e ka bërë vetë klubi nga kryeqyteti, duke shkruar se FC Prishtina dhe Leo e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.
Leotrim Kryeziu pjesë e Prishtinës është që nga viti 2021, teksa me skuadrën bardh e kaltër i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin kosovar.

You Might Also Like