Trashëgimi

Ambasadori britanik Nicholas Abott vizitoi Qendrën Rajonale për Trashigimi Kulturore

Sot, më 30.08.2023, ishte për vizitë në QRTK të Gjilanit, ambasadori britanik Nicholas Abbott. Ai u prit nga drejtori i kësaj qendreje rajonale për trashëgimi kulturore, z. Arton Hoxha si dhe u njoftua për punën dhe veprimtarinë e këtij institucioni që nga themelimi ( 2004 ) e deri më sot.

Ambasadori Abbott, duke shprehur një konsideratë për QRKT e Gjilanit sidomos në evidentimin, ruajtjen dhe përkujdesjen ndaj këtij thesari të çmuar kulturor, u fokusua në punën e dy muzeve të Gjilanit, të cilat edhe i vizitoi, përfshirë këtu dhe Atik xhaminë, e cila i pëlqeu pa masë, veçmas me ekspozimin dhe ruajtjen e vlerave mesjetare në këtë institucion të besimit islam.

Drejtori Hoxha e njoftoi përfaqësuesin e parë të shtetit britanik në Kosovë, i cili deri më tash është edhe diplomati i parë i këtij formati që viziton QRTK-në dhe muzetë e Gjilanit, se te tri objektet e vizituara janë asete në mbrojtje të përhershme.

Në përfundim të kësaj vizite, ambasadorit Abbott iu dhuruan disa nga botimet e kësaj qendreje dhe ate, në gjuhën angleze.

You Might Also Like