Futboll

Ramadani: Ky rezultat është i barabartë me humbje

Zekiria Ramadani, kryetrajner i Prishtinës deklaroi pas ndeshjes me Gjilanin

‘Dy pikë të humbura, ishim në avantazh kemi pasur epërsi numerike dhe çfarëdo që të them nuk e arsyeton me asgjë.

Rezultat është i barabartë me humbje. Kishim epërsinë numerike dhe u ndëshkuar, pasi kemi mundur të evitojmë edhe penalltinë. Përgjegjësinë maksimale e marr unë, pasi ndoshta nuk po arrij të motivoj ekipin më shumë.

Duhet të luajmë me përgjegjësi, me karakter, me personalitet, pasi nuk jemi aty ku duhet. Duke marrë parasysh ndeshjet që kanë ngelur, jemi në objektiv pasi nuk është diferenca e madhe me pozitën e parë’, deklaroi Ramadani.

You Might Also Like