Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe kryetari i Degës, z.Lutfi Haziri, urojnë gjithë besimtarët myslimanë për festën e  Kurban Bajramit 

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Të nderuar bashkatdhetarë kudo që jeni, në Europë, Amerikë e në botë,
I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,
Të nderuar imamë të xhamive të komunës sonë,
Ju urojmë nga zemra festën e Kurban Bajramit me lutjen që Zoti të sjellë shëndet, paqe, prosperitet e dashuri tek ne dhe gjithë familjet tona. Kurbani tregon sakrificën, andaj u shpërbleftë nga Zoti sakrifica e secilës familje në këtë ditë të madhe për gjithë komunitetin islam.
Të sigurohemi që t’i mundësojmë çdo familje sofra të mbushura në këtë ditë e çdo ditë tjetër. Kurbanin e kemi obligim, ta ndajmë atë me të dashurit tanë e ata që kanë nevojë.
Gëzohemi që kësaj here po e festojmë pa kufizime këtë festë, andaj që nga falja e namazit të Kurban Bajramit urojmë që të zgjatet dora e urimit nga të gjithë e për të gjithë, duke falur e harruar e duke dashur e respektuar më shumë!
Për fat të mirë, edhe më të bukur këtë festë po e bëjnë bashkatdhetarët tanë që kanë mbushur rrugët, sheshet e zemrat e gjilanasve. Festoni e gëzoni pranë familjeve tuaja!

You Might Also Like