Gjilan

Lindije Vranovci – Matoshi ështe kryetare e re e Forumit të Gruas së AAK-së në Gjilan

Postimi i Lindije Vranovci – Matoshit:
Sot, me shumë respekt dhe mirënjohje, u zgjodha Kryetare e Forumit të Gruas në degën e Gjilanit.
Falënderoj nga zemra të gjitha gratë për besimin, mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë. Një falënderim i veçantë për shoqen time që me shumë dinjitet dhe dashamirësi ma liroi këtë pozitë, duke treguar kulturë politike dhe përkushtim ndaj partisë sonë.
Po ashtu, falënderoj gjithë degën e Gjilanit — njerëzit që janë aty janë jashtëzakonisht të mirë, mikpritës dhe me energji pozitive, gjë që më bën të ndihem e nderuar dhe e motivuar për rrugëtimin tonë të përbashkët.
Do të jem e përkushtuar që bashkërisht të vazhdojmë punën, forcimin e rolit të gruas dhe avancimin e vlerave tona me unitet e respekt .

You Might Also Like