OPINION

SC Gjilani nga shuarja tek mbijetesa

Shkruan: Sylejman Ismajli

Njëri ndër klubet më të mira në futbollin e Kosovës, SC Gjilani, para fillimit të stinoritn 2023/24 ishte buzë greminës për tu shuar, gjendje e cila shkaktoi “termet” tek dashamirët e këtij klubi, por edhe te gjithë opinioni sportiv në Kosovë.
Gjithëҫka kishte marrë teposhtëzën dhe s’kishte asnjë shpresë të vetme për të filluar kampionatin, përderisa të gjitha skuadrat tjera të Superligës kishin bërë edhe fazat pregatitore.
Kur kriza e kishte kapluar SC Gjilanin, shumë futbollistë të cilët “rrihnin gjoks” se e duan shumë këtë klub e në shumë raste e përqafonin emblemën e klubit, por këta ishin të parët që u larguan, duke shkuar në zyret e FFK-së për të tërhequr dokumentacionin e tyre e duke e braktisur klubin në momentet më të vështira të historikut të tij.
Kur duhet klubi me zemër dhe nuk e braktisë atë si në të mirë e në të keq, në skenë dolën tifozët “Skifterat”, të cilët në asnjë moment nuk u pajtuan me këtë fat të hidhur të klubit të zemrës së tyre dhe ndalngadalë filluan kontaktet me njerzit, të cilët që nga fëmirija e tyre i ndejtën afër klubit, duke i dhënë shkëndijat e para të jetës së SC Gjilanit.
E njëri ndër ta ishte një tifoz i klubit që nga themelimi, edhe pse i ri nga mosha merrë përgjegjësit ndaj “kuqebardhëve”, e ky ishte Fatlum Pireva, i cili dha sinjalet e para se SC Gjilani nuk do të shuhet por do të rikthehet edhe më i fortë dhe do të luan rol vendimtar në futbollin e Kosovës.
Ai me disa njerz të bizneseve arrinë që në afatë rekord të “harrnon” klubin, për të filluar garat në Superligën e Kosovës.
Filluan me Juniorët, e rikthyen trajnerin e mirënjohur Gentian Mezanin, e poashtu sjellin edhe disa futbollist sa për të filluar garat dhe këtë e arrinë me mjaft sukses.
SC Gjilani me fondin e futbollistve dhe me problemet të cilat i kishte në fillim të kampionatit, deri më tani është në zonën e rrezikshme të “barazhit”, por me fitoren ndaj Prishtinës tani edhe kjo zonë e rrezikshmërisë është tejkaluar, duke shpresuar se nga shuarja po arrihet ëndërra të mbijetojnë në Superligë – që do të ishte fitore për futbollin e Kosovës e poashtu për dashamirët e futbollit, që në të ardhmën do të kenë mundësi ta përcjellin derbin vendor – duke shpresuar që më fund derbi do të zhvillohet në stadiumin e renovuar në Gjilan.
Njerzit përgjegjës të klubit të Gjilanit, me vizionin e tyre për të ardhmen menjëherë kanë ndërtuar në mënyrë modrne zhveshtoret, e poashtu ka ndërtuar edhe një mini tribunë për ti përcjellur sa ma komod ndeshjet tifozët e saj.
Nga shuarja gjerë të mbijetesa, zyrtarët e SC Gjilanit kanë pasur sfida të mëdha, por fatmirsisht këto sfida janë arritur në mënyrë brilante tek të gjithë akterët të cilët ja dojnë të mirën SC Gjilani.
Kur kanë mbetur edhe disa javë gjerë në përfundim të kampionatit në klubin e SC Gjilanit, po mbizotron mobilizimi si asnjëherë më pare, ndërsa në kampionatin e ri 2024/25 klubi SC Gjilani do të jetë një tjetër klub me tjera aspirate.
Si qytetarë të qytetit të Gjilanit dhe dashamirë te futbollit, duhet te jemi krenarë që i kemi dy klube të qytetit që luajnë rol kryesor në futbollin e Kosovës, dhe na ofrojnë derbin më të madhë lokal.

You Might Also Like