Shkruan: FESTIM SHKODRA, koordinator i Ekipit të Komunës së Gjilanit
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) njofton se pas mbajtjes së Testit Përzgjedhës TST 1, janë përzgjedhur tre anëtarët e parë të ekipit 6-anëtarësh të Kosovës, që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadëm e 64-të Ndërkombëtare Matematike IMO 2023, që do të mbahet gjatë muajit korrik në Japoni. Këta janë: 1. Dion Aliu 2.Lum Jerliu dhe 3. Edi Berisha.
Në mesin e fituesve është edhe garuesi Lum Jerliu nxënës i kl.XII në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, anëtar i ekipit të Komunës së Gjilanit, i cili e zuri vendin e 2-të në TST 1. I urojmë të gjithë këta fitues për suksesin e treguar në TST 1 dhe ju dëshirojmë përgatitje të mbarë për pjesëmarrje me sukses në IMO 2023. Përzgjedhja e tre anëtarëve tjerë të Ekipit të Kosovës do të bëhet në Testin Përzgjedhës TST 2, që do të mbahet më 18.02.2023 në Prishtinë.