Gjilan

Lutfi Haziri bashkë me djalin e Abdullah Tahirit, e vendosën gurthemelin e shtatores së kolosit të kombit

Gjilan, 19 maj 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me djalin e heroit, familjen, përfaqësuesit e institucioneve dhe pjesëmarrës të shumtë, kanë vendosur themelin për shtatoren e heroit të Kombit Abdullah Tahiri, pikërisht në afërsi të vendit ku edhe është arrestuar në udhëkryqin Gjilan-Malishevë.

“Sot u vendos gurthemeli për Abdullah Tahirin, pikërisht në vendin ku ai bartë lavdinë e tij. Në afërsi të këtij vendi ai është arrestuar e burgosur për të mos u kthyer më kurrë. Abdullahu ka qenë kryengritës, si në burg si jashtë burgut. Ai ka ra për ditën e sotme, për të mos vdekur kurrë. Neve të gjallët po e kryejmë një obligim të vogël duke e kthyer ne bornz. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, gjatë ditës kryetari Haziri ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, ndërkaq në ora 17:00 do të mbahet akademia përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies të heroit të kombit, Abdullah Tahiri.

You Might Also Like