Gjilan

Lutfi Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë

 

Gjilan, 15 tetor 2021 / Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës (OHK), ku është diskutuar për masat anti-Covid si dhe nevojën për lehtësimin e tyre, meqë edhe rrethanat tani janë më të favorshme.

Kryetari Haziri ka treguar mirëkuptim për sektorin e hotelerisë dhe i ka mbështetur kërkesat e tyre, pasi që tani kanë pushuar arsyet që masat shtrënguese të mbahen në fuqi edhe më tutje, kur shumica e popullatës është vaksinuar.

‘Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës, në krye me z. Elhami Idrizi, kryetar i Njësisë Rajonale të OHT të Kosovës dhe z. Fatlum Selmani, nënkryetar”, ka thënë Haziri.

Ai ka paralajmëruar nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me OHK në interes të këtij sektori.

‘Ditët në vijim pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptim në interes së këtij sektori’, ka thënë Haziri.

Për më tepër, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit mbështet kërkesat e OHK dhe Shoqatës së gastronomeve lidhur me lehtësimin e masave në kohë pandemie, pasi tashmë kanë pushuar arsyet që këto masa të jenë në fuqi, duke e ditur që në Gjilan janë vaksinuar shumica e popullatës.

You Might Also Like