Gjilan

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Dermaku me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Rektorit, Arben Dermaku

Gjilan, 13 janar 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Arben Dërmaku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dermaku. Në telegram, thuhet:

 

“E nderuara familje Dërmaku,

 

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektualit të shquar e profesorit universitar, Arben Dërmaku.

 

Prof. Dr. Arben Dërmakun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, në veçanti, për kontributin në themelimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, duke qenë rektori i parë i këtij institucioni të krenarisë.

 

Familje e nderuar Dermaku, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe kolegëve profesorë të Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, studentëve, miqve e farefisit.

 

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like