Gjilan

Lutfi Haziri për Konventën programore të LDK-së

Në Konventën programore të LDK-së, në panelin e dytë kemi trajtuar bashkëpunimin regjional dhe angazhimin LDK-së për ndërtimin e raporteve politike me të gjitha shtetet, institucionet dhe të gjitha grupet politike, duke e rikujtuar këtë rol që e kemi pasur të kaluarën në kushtëzimin që marrëdhëniet politike e shtetërore kalojnë nëpërmjet marrëdhënieve kombëtare apo zgjidhjes së problemit të shqiptarëve në regjion.
Sot, fatmirësisht, pas shumë angazhimeve e përpjekjeve vlen të theksohet se avancimi i këtyre të drejtave politike e civile në nivelin e tre kryeministrave shqiptarë dhe tre kryeparlamentarëve. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të thellohet, përkundër takimeve që i kemi pasur me tri shtete që përfshinë kryeministra, presidentë dhe opozitën.
Mërgata te ne luan një rol të rëndësishëm që është pjesë e angazhimeve dhe lidhshmërisë që komuniteti jonë e ka në Europë dhe Amerikë. Roli tyre historik vlerësohet, çmohet e trajtohet jashtëzankonisht shumë nga LDK-ja. Nuk duhet ta harrojmë faktin se mërgimtari ka qenë zëri ynë politik, protestues, i diplomacisë dhe zëri i fuqishëm në arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Prandaj, LDK do të kthehet në rifunksionalizimin e Degëve dhe angazhimeve politike në Europë dhe Amerikë.

You Might Also Like