Arti pamor

Krijimtaria artistike e Avni Behlulit çmohet lart nga kritikë të njohur të artit

 

Avni Behluli, artist pamor nga Gjilani ka hapur ekspozitë personale në Rozhajë në Mal të Zi në të cilën ai ka shpalosur një pjesë të krijimtarisë së tij artistike. Behluli i njohur për stilin e tij karakteristik ka mbajtur ekspozitën e tij të 32-të personale, e cila është mbajtur në një atmosferë shumë të mirë nga ana e organizatorit dhe në prani të drejtorit për Kulturë dhe artistëve të spikatur, shkruan kryelajmi.com

Në këtë ekspozitë e veçantë ishte se në hapje solemne si kritik është paraqitur artisti i mirënjohur 77-vjeçar, boshnjaku Ismet Haxhiç, i cili është njohës i mirë i krijimtarisë së artistit Avni Behluli edhe atë që nga ekspozita e parë që artisti e kishte mbajtur në vitin 1990 në qytetin bregdetar të Splitit, në Kroaci.

“Rozhaja ka kënaqësinë që të shoh një pjesë të krijimtarisë së Avni Behlulit, që është një vizatues virtuoz në shprehje, i cili nga pika e vija krijon format artistike sa bashkëkohore, po aq edhe abstrakte e vizatuesi i mirë patjetër se është edhe skulptor e grafik i nivelit të lartë”, ka thënë kritiku Ismet Haxhiç./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like