Libri

MBËSHTETET EDICIONI I DHJETË I MANIFESTMIT RAJONAL TË POEZISË, “TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

I paraparë për t’u mbajtur këtë vit qysh më 13 qershor 2020, në Grykën e Karadakut, përkatësisht në trekëndëshin kufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut – Serbi ( Kosovë Lindore ), shkaku i pandemisë botërore Covid – 19, ashtu si edhe kemi paralajmëruar, do të realizohet vetëm pjesërisht.
Falë një mbështetjeje financiare prej MKRS , e cila u bë e ditur këto ditë, do të përgatitet dhe botohet vetëm edicioni i dhjetë jubilar i revistës së këtij Manifestimit, në të cilin do të shqyrtohej edhe krijimtaria letrare e poetit Mirko Gashi, në 25 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Vështrimet letrare të përgatitura tashmë nga Anton Nikë Berisha, Timo Merkuri, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu e Sabit Rrustemi, bashkë me poezitë e poetëve që ishin paraparë për të marrë pjesë, do të përgatiten dhe botohen në edicionin e dhjetë radhazi të këtij Manifestimi me të njëjtin emër ( TREKËNDËSHI POETIK I PAQES) dhe kështu, në një mënyrë do ta ruajnë vazhdimësinë e këtij Manifestimi. apo Festivali ballkanik të poezisë, i cili që nga edicioni i parë, iu ka kushtuar përherë 12 Qershorit, Ditës së Lirisë për Kosovën.

You Might Also Like