Gjilan

Më 28 nëntor do të shpaloset shtatorja e Ramiz Cernicës

NJOFTIM
Shpalosja e shtarores së Ramiz Cernicës!
Të nderuar miq dhe dashamirë,
Të nderuar bashkatdhetarë,
Të nderuar njerëz të penës, të kulturës, të arsimit, të shkencës e të historisë,
kam nderit t’ju njoftoj:
Më 28 Nëntor 2023, në orën 10:00, mu në zemër të Gjilanit, para komunës do të shpaloset shtatorja e Tribunit të Kombit, Përfaqësuesit të Vegjëlisë dhe të interesave kombëtare Ramiz Cernicës.
Shtatorja u punua nga artisti dhe skulpori kosovar, Sabri Shaqiri.
Me pjesëmarrjen Tuaj i bëni nder personalitetit të Ramiz Cernicës, i cili me „JO-në“ e tij të guximshme e trazoi Kuvendin i Prizrenit në Korrik të vitit 1945.
Njëherit e çmoni dhe e vlerësoni punën aq të përkushtueshme të skulptorit Sabri Shaqiri.
Gëzohem ta takoj njërin apo tjetrin nga Ju!
Mirë u pafshim!
Afërdita Halimi

You Might Also Like