Gjilan

Nis renovimi i QMF Dardania në Gjilan

Gjilan, 23 nëntor 2023 – Ka filluar sot renovimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania në Gjilan.

Komuna e Gjilanit kërkon mirëkuptim nga qytetarët e kësaj lagjeje gjatë kohës sa zgjat renovimi, të cilët shërbimet shëndetësore mund t’i marrin në qendrat më të afërta shëndetësore.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se në këtë formë po përmirësohet infrastruktura shëndetësore në Gjilan.​

You Might Also Like