Sportet me dorë

Mexhit Devaja shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit

Ish-kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit, zyrtares financiare të FHK-së, e cila për më shumë se dy dekada kontribuoi në zhvillimin dhe funksionimin e hendbollit në vend.

Në mesazhin e tij, Devaja ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të së ndjerës në administratën e federatës dhe përkushtimin e saj për sportin.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Valbona Mehmetit, e cila për më shumë se 25 vite dha një kontribut të çmuar në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Ajo ishte një profesioniste e përkushtuar, e cila me punën dhe përkushtimin e saj fitoi respektin e të gjithë komunitetit të hendbollit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të saj,” ka deklaruar Devaja.

Valbona Mehmeti, e cila ishte pjesë e Federatës së Hendbollit të Kosovës që nga viti 2000, u dallua për raportet e shkëlqyera me drejtuesit e klubeve, sportistët dhe punëtorët e hendbollit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin dhe zhvillimin e sportit.

Humbja e saj lë një boshllëk të madh në komunitetin e hendbollit dhe më gjerë.

You Might Also Like