Futboll

Mezani: Duhet të mbetemi të kënaqur me këtë fitore

Për kryetrajnerin Gentjan Mezani kjo fitore është shumë e rëndësishme, ndërkohë që tregon brengat e tij në lidhje me repartin e mbrojtjes te ‘kuqebardhët’

“Ne fituam ndeshjen, por kundërshtari na krijoi shumë. Nuk jam edhe shumë i kënaqur, sidomos me reparin defansiv. Nuk duhet humbur përqendrimi dhe nuk duhet neglizhuar pasi që u ndëshkuam. Kemi disa gjëra akoma për të rregulluar, megjithatë duhet të mbetemi të kënaqur me këtë fitore”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

Tekniku vlonjat goli gjithashtu për ndeshjet e radhës dhe orarin e ngjeshur, teksa thekson faktin se vazhdimisht kërkon nga skuadra që të shohin nga ndeshjet e radhës.

“Kemi një orar të ngjeshur para vetës dhe ne duhet ti përshtatemi. Futbollistëve u kërkoj gjithmonë që të shikojnë para për ndeshjen e radhës, sepse ky është mentaliteti im. Kemi marrë sot një tre pikësh dhe qysh tani fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like