Gjilan

Nazim Gagica i AAK-së: Komuna e Gjilanit po vazhdon të fshehet!

 
Transparenca dhe llogaridhënia si parakusht i funksionalizimit të demokracisë ka deshtuar në Komunën e Gjilanit.
Gjilani renditet në vendin e 17-të në
indeksin e tranparencës buxhetore duke rënë për 9 pikë në listën e komunave të Kosovës krahasuar me vitin 2021.
Mashtrimet deklarative për transparencë dhe llogaridhënie dhe shumë mashtrime tjera elektorale të qeverisjes komunale dolën sheshit që në fillim të mandatit qeverisës.
Gjilani është në situatë të rëndë. Ka degraduar në secilin segment, në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, ekonomi e infrastrukturë. Kjo mendësi politike që sot qeverisë me Gjilanin e Kosovën, është aksidentale agjenda e së cilës nuk është as Gjilani, as Kosova e as qytetarët.

You Might Also Like