Futboll

Ardian Latifi, kryetrajner i FC Drita U21

photo by: @Shpend Ahmeti

Nga sot fillon një rrugëtim i ri për mua. Kështu ka shkruar Ardian Latifi, që është zgjedhur kryetrajner i FC Drita U-21. Ai ka shkruar:
Tani zyrtarisht jam kryetrajner në ekipin FC DRITA U21!
Më nuk jam pjesë e stafit të ekipës së parë po do jem tifoz i tyre gjatë gjithë kampionatit.
Falemnderit kryesisë së klubit për mbështjetjen e vazhdueshme, gjithë trajnerëve që punova, stafit medicinal të klubit, dhe gjithë atyre që punuan rreth klubit.
Krejt për fund një falemnderim për lojtarët e klubit që më pritën në mënyrën më të mirë të mundshme qysh në ditën e parë kur hyra në dhomat e zhveshjes.
Falemnderim të veqantë kapitenit Rron Brojadhe ish kapitenitArd Limani
Na pret punë e madhe sepse nesër fillon kampionati kurse une fillova me ekipën vetëm para 3 dite.

You Might Also Like