Kamenicë

Mbyllet shkolla ne Karaçevë, reagon bashkësia lokale atje

 

 

 

Mbyllja e 15 shkollave në Komunën e Kamenicës (prej klasës 1 deri në klasën e 9), ka ngjallur reagime të mëdha për qytetarët e kësaj Komune. Në mesin e këtyre shkollave është edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi”, në brezin kufitar në Karaçevë, që numëron mbi 100 nxënës. Bashkësia Lokale në Karaçevë ka reaguar në lidhje me mbylljen e shkollave, duke iu drejtuar qeverisë për të ndërmarrë hapa për hapjen e tyre.

Deklarata nga Bashkësia Lokale

Kësaj here në fillim të këtij viti nuk arritën të ulen në bankat shkollore 12 nxënësit e parë që ishin në klasën e parë, gjithashtu edhe 100 nxënësit e tjerë të kësaj shkolle. Shkollat fillore, të cilat u mbyllën janë shkolla fillore në fshatin Koprnicë, shkolla fillore në Petrovc, shkolla fillore në Shipashnicë e Poshtme, shkolla fillore Strezovfci, shkolla fillore në fshatin Krilevë, shkolla fillore në fshatin Busavatë, shkolla fillore në fshatin Tuxhevc, shkolla fillore në fshatin Svircë, shkolla fillore në Gmicë, Lisockë dhe Desivojcë etj. Mbyllja e këtyre shkollave është bërë me urdhër të kryetarit të komunës Qëndron Kastrati. Momentalisht nuk vijojnë mësimin 548 nxënës në nivel të komunës dhe njëherit çfarë është më me rëndësi është Shkolla fillore “Asllan Thaçi”, e cila ka filluar mësimin një ditë pune, mirëpo në ditën e dytë, drejtoresha nga Komuna, Mihane Morina, i ka ftuar arsimtarët dhe i ka kërcënuar mësimdhënësit se do i suspendoj nga puna nëse vazhdojnë punën, kështu arsimtarët janë detyruar të dalin në Shkollën fillore “Avni Rrustemi”, në Karaçevë e Epërme të vazhdojnë punën. Mirëpo aty vetëm lajmërohen dhe nuk vazhdojnë punën, por që në shkollën fillore “Asllan Thaçi”, është një arsimtar, Musa Konesha dhe Afërdita Keka nuk përfillin vendimin, sepse shkollën e kanë dhe aty lajmërohen. Po ashtu edhe punëtoret teknik lajmërohen për çdo ditë në shkollë. As në kohën e Aleksandër Rankoviqit e Millosheviqit kemi arritë të mbajmë mësimin dhe mos të mbyllim shkollat mirëpo asnjë gjë të tillë nuk do ta lejojmë, nëse ka një ekspertë për këto reforma në arsim për brezin kufitar, ne na duhen arsimtar, psikologë, pedagogë që të pajisemi me personel shkollor që përcjellin mbarëvajtjen e mësimit, këto i mirëpresim.

Letër publike nga Bashkësia Lokale për kryeministrin Hoti

I nderuar kryeministri Hoti ishe i pranishëm në gurthemeli në Rahovecë, ne u gëzuam shumë për këtë veprim mirëpo kthehu edhe pak nga Kamenica, pse qëndrove e heshte dhe nuk reagove. Merr guximin dhe hapi shkollat sepse je vet profesor universitar dhe nuk duhet lejuar mbylljen e shkollave, ktheja buzëqeshjen kësaj komune dhe qytetarëve, nxënësve dhe tërë personelin arsimor. Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës mbesim me shpresë që të mbajmë një takim me kryeministrin dhe të i’a tregojmë të gjitha hallet dhe kjo kërkesë e Bashkësia Lokale të merret parasysh dhe të kalojmë në anën pozitive që këto shkolla do të hapen. Urojmë që në drejtimin tënd kryeministër Hoti të ndodhë kjo hapje sepse jemi nën ombrellën tënde, njoftoi të gjithë ministrat dhe bëj presion që të vazhdojnë punën këto shkolla duke shfuqizuar të gjitha vendime. Jemi krenar shumë nëse merr këtë hapë të rëndësishëm për hapjen e këtyre shkollave.

You Might Also Like