Futboll

Ndeshja Drita – Feronikli hap xhiron

Ballafaqimi ndërmjet Dritës dhe Feroniklit do të hap xhiron e katërmbëdhjetë të Kampionatit të Kosovës në Futboll. Kjo ndeshje do të luhet këtë të martë me fillim në ora 13 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Drita për momentin zë pozitën e dytë, tri pikë më pak se sa lideri Ballkani, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në këtë ndeshje, Drita hynë pas fitores që ka shënuar ndaj Besës së Pejës me rezultat 4:1, derisa edhe Feronikli në xhiron e fundit ka shënuar fitore ndaj Arbërisë së Dobrajës me rezultat 1:0.

You Might Also Like