OPINION

Ndihma më e madhe për shqiptarët e Luginës është duke mos i përçarë ata

Shkruan: Lutfi Haziri
Eksponentë të Qeverisë Kurti qenkan krekosur për mbështetje financiare ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore, në anën tjetër i kanë përçarë ata si kurrë më parë.
Së pari, nuk është çështje e ruajtes se identitetit kulturor e kombëtar, por vullneti i shprehur me referendum nga shumica absolute këtu e 30 vjet më parë.
E dyta, ndihma më e madhe ndaj tyre është duke mos i përçarë, për duke ua respektuar vullnetin e tyre.
E treta, prej këtyre mjeteve financiare, sa kanë me shku për lobime jashtë tyre?!
E kjo puna e Elektroserverit, a është zbatim i marrëveshjes së shkurtit Kurti-Vuçiq 2023?!
Ndërkaq, për fund, Petkoviç po bisedon sot në Bruksel për implementimin e Zajednicës, a merreni me mend, dy ministra të Qeverisë Kurti nënshkruajnë marrëveshje me shefin e hekurudhave të Kosovës.
Urime qarku i mbyllur i marrëveshjeve!

You Might Also Like