KRONIKË E ZEZË

Në fshatin Pidiq një burrë u gjet pa shenja jete

Mbrëmë është gjetur pa shenja jete një burrë në fshatin Pidiq të Gjilanit.

Lajmin është konfirmuar nga Policia në Gjilan dhe kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Në një fushë të fshatit Pidiq-Gjilan është vërejtur një person i shtrirë në tokë. Patrullat së bashku me ndihmën e parë kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se personi mashkull shtetas i Kosovës (1964 ) është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i Hetimeve rajonale dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Për momentin rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.

You Might Also Like