Kamenicë

Banorët e Karaçevës së Poshtme insistojnë në hapjen e shkollës

Shumë shkolla në komunën e Kamenicës edhe më tej janë të mbyllura. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati edhe më tej insiston në reformën që e ka nisur, ndërkohë që qytetarët vazhdojnë të kërkojnë që të hapen shkollat.

Selver Lenjani, në emër të banorëve të fshatit Karaqevë e Poshtme, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit  Albin Kurtin dhe Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arbërie Nagavci, ku ndër të tjera ka shkruar:

Përmes kësaj shkrese / njoftim ju drejtohem në emër të banorëve të brezit kufitar të fshatit Karaçevë e Poshtme për të shpërfaq problemin dhe brengën e cila tashmë është çështje shqetësuese për faktin që me mbylljen e shkollës u legalizuan burgjet nëpër familje të nxënësve të cilët mbetën vetëm duke e soditur objektin e shkollës së mbyllur pa mësimdhënësit e tyre kurse shpresa se do të rihapej shkolla për çdo çast po fundoset derisa ata të cilët po gjejnë mundësinë më të vogël po emigrojnë nga Karaçeva e Poshtme për pasoj të mbylljes së shkollës. Të njëjtin fat do ta kenë edhe nxënësit të cilëve ndonëse shpresuan se do t’iu vulosen dëftesat e vijimit të mësimit por u zhgënjyen dhe jo vetëm ata por edhe e gjithë familja.
Të nderuar
Keni fëmijë në shkolla e ndoshta edhe të përzgjedhura, banorët e Karaçevës së Poshtme kanë kërkesë modeste ( shkollë fillore publike) që fëmijët e tyre mos të mbeten analfabet.
Nëse konsideroni që kjo që është fakt që në Karaçevë të Poshtme dhe normale e jo anomali çfarë bëri Kryetari Kastrati i cili në mënyrë indirekte ndikoi në largim të banorëve ( që tashmë vec kanë filluar) nga fshati për të qenë më afër shkollës për fëmijët e tyre. Kjo është shqetësuese meqë fshati shumë shpejt ka gjasa të mbetet i boshatisur dhe i banuar vetëm për aty këtu ndonjë të moshuar dhe egërsira.
Ndërsa flitet me dekada se e kujt është Karaçeva e Poshtme? Tash sikur përgjigjen po e gjejmë. Karaçeva e Poshtme di të mbetet djerrinë dhe në vend të derës së hyrjeve të shkollës dhe shtëpive nuk do të ketë më nevojë të riparohen dorëzat e dyerve sepse ato nuk do të ketë kush t’i hap më, ato do t’i mbulojnë therrat, kurse jo shumë kohë të largët do të themi na ishte një kohë kur Karaçeva e Poshtme ishte në Kosovë dhe e banuar me banorë të cilët me fizikun e vet e mbronin vendin e tyre.
Te nderuar
Është koha e fundit të merrni hapa konkret sepse guri kur lëkundet nga vendi kurrë nuk dihet ku përfundon ose gjat rrokullusjes shpërbëhet i tëri kemi shembuj të trishtë në historinë e dhimbshme kombëtare andaj para se te bëhet vonë veproni në mënyrë që mos të na mallkojnë gjeneratat derisa barra e përgjegjësise bie mbi ju.

Karaçevë e Poshtme me nderime
06.10.21 Selver Lenjani
Kr. I Bashkësisë Lokale
Karaçevë e Poshtme
Tel/ 044620875.

You Might Also Like