Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan do të jetë mikpritëse e Finales së Kupës së FVK-së në Volejboll, e cila do të nis këtë të premte në ora 16. Dy finalistet e sivjetme do të jenë Drita nga Gjilani dhe Kastrioti nga Ferizaj.
Në gjysmëfinalen e parë, Kastrioti ka mposhtur Skenderajn me rezultat të ngushtë 3:2, derisa në gjysmëfinalen e dytë, Drita ishte më e mirë se Prishtina Volley dhe ngadhënjeu me rezultat 3:1.
Drita është fituese e Kupës së FVK-së nga viti i kaluar dhe ka gjasa shumë të mira që këtë kupë t’a mbajë në pronësi të veten edhe sivjet.