Gjilan, 10 qershor 2021 – Në Kamenicë është hapur zyrtarisht të enjten shkolla e Muzikës, paralele e ndarë e shkollës së Muzikës në Gjilan.
Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, i cili bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastratin, kanë bërë inaugurimin e kësaj shkolle, është shprehur i lumtur që është arritur të bëhet kjo, si mundësi e madhe për nxënësit e Kamenicës.
“Së bashku me Kryetarin e Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, drejtorin e shkollës së Muzikës z. Kushtrim Jakupi, u.d. të drejtorit të DKA-së në Kamenicë z. Drilon Ramabaja, vizituam hapësirat ku nxënësit e kësaj komune do t’i vijojnë mësimet. Falënderojmë Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri për përkrahjen dhe mbështetjen që dha në realizimin e ketij projekti të shumëpritur, ka thënë Gagica.
Ai ka falënderuar edhe kryetarin Kamenicës për krijimin e kushteve shumë të volitshme për nxënësit të cilët do të vijojnë mësimet në këtë shkollë.
“Urime nxënësve të Komunës së Kamenicës të cilët mësimet do ti vijojnë tani në Komunën e tyre”, ka thënë Gagica.