Kamenicë

Në Kamenicë u zbulua shtatorja e Isa Kastratit

Thellësisht i emocionuar nga prania e miqve, kolegëve dhe bashkëluftëtarëve të babit në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij në Kamenicë. Kjo prezencë e madhe në nderimin e kontributit dhe sakrificës është dëshmi që shoqëria jonë është këmbëngulse në mirënjohjen ndaj luftës së UÇK-së edhe në këtë kohë kur historia më e lavdishme e kombit po sulmohet me synimin që të rishkruhet.
Familja Kastrati falënderon secilin i cili ishte pjesë e këtij projekti për të përjetësuar në bronz figurën e babit që të jetë inspirim për luftën për liri e barazi për gjeneratat që do të vijnë.
Qëndron Kastrati

You Might Also Like