Futboll

Curri e pranon se Drita ishte më e mirë

Trajneri i Prishtiëns, Debatik Curri pas humbjes ndaj Dritës 1:0 ka deklaruar:

“Drita ka një skuadër të mirë dhe ne ndoshta në pjesën e parë respektuam më shumë se që duhej. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe kishim posedimin e topit, por jo edhe raste për gol, me përjashtim të rastit të Endrit Krasniqit. Dritës ia uroj fitoren, kurse neve na mbetet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Sa i përket anës fizike, jemi në nivel dhe tani do ta kemi një javë të plotë për t’u bërë gati për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Curri.

You Might Also Like