Viti

Në komunën e Vitisë shumë pakë biznese kanë vendosur flamurin e origjinës së produkteve

Ndonse tashmë kanë kaluar më shumë se 20 ditë që kur ka hyrë në fuqi Udhëzimi administrativ për caktimin e formës dhe përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit, bizneseve iu është dhënë afat që deri më 1 shkurt t’i vendosin ata pranë produkteve, për të treguar vendin e origjinës.

Por në komunën e Vitisë shumë pak biznese I kanë vënë flamurin e shteteve prej nga e kanë origjinen këto produkte.Sipas informative që morrëm nga organet përkatëse të Inspekcionit në Viti,ky veprim në bizneset në këtë komunë është duke shkuar ngadal edhe pse nëpër disa biznese apo Markete të mëdha ka filluar venja e flamujve të shteve pranë produkteve prej nga e kanë origjinën ato.

Sipas inspektorve komunal Inspektorati i Tregut në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë ka paralajmëruar se pas kësaj date do të ketë dënim nga 1 mijë euro deri në paraqitje në gjykatë, e që gjoba për këtë të fundit mund të arrijë deri në 20 mijë euro.

Udhëzimi administrativ përcakton rregullat lidhur me vendosjen e kësaj etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së mallrave.

“Flamuri i origjinës së produktit duhet të vendoset afër çmimit të shitjes apo çmimit për njësi jo më larg se 1 centimetër nga çmimi i produktit e madhësia e flamurit që tregon origjinën e produktit të shtetit duhet të jetë në madhësi proporcionale me çmimin e produktit”, thuhet në dy paragrafët e parë të nenit të katërt. Aty thuhet se “origjina e produktit të importuar përcaktohet nga autoritetet doganore”.Aziz Zuka

You Might Also Like